RMV rrezikon regres në negociatat me BE-në? Përgjigjen Spasovski, Osmani dhe Dimitrov

Must Read

9 të vdekur, 518 raste të reja dhe 200 të shëruar nga virusi korona. Numri i rasteve aktive arrin në 6861

Në 24 orët e fundit, nga gjithsej 2367 teste të bëra, 518 persona kanë rezultuar pozitiv me...

Maqedonia e Veriu dhe ShBA konfirmojnë bashkëpunimin për siguri për teknologjinë 5G

Kryeministri Zoran Zaev dhe nënsekretari për zhvillim ekonomik, energjetikë dhe mjedis jetësor i qeverisë së Shteteve të...

Zaev takon kryeministrin Hoti, premton që punimet për autostradën Shkup-Bllacë do të fillojnë vitin e ardhshëm

https://youtu.be/gSD-w6UpNxU Po përgatiteshin  për të mirëpritur kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti.

Korniza negociuese e Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut po vjen në një kohë delikate, kur vendi është pa qeveri politike, në fushatë zgjedhore dhe nën presionin e vendeve fqinje si Bullgaria dhe Greqia për çështjet historike.

Se a mund të kemi shtyrje të negociatave për shkak se nuk kemi qeveri politike dhe çfarë nëse kemi shtyerje të negociatave për formim të qeverisë? Kryeministri Oliver Spasovski tha se ekipet e punës janë formuar, tash mbetet funskionalizimi i institucioneve.

- Advertisement -

“Të gjitha përgatitjet për ekipet e punës për fillimin e negociatave janë përgatitur, megjithatë konsideroj se përgjegjësi para nesh dhe para qytetarëve qëndron ajo që zgjedhjet duhet të jenë të suksesshme dhe sa më shpejt të formohen institucionet e shtetit dhe sistemit, të menaxhojmë mirë me krizën ekonomike dhe shëndetësore dhe të kemi fillim të suksesshëm të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, deklaroi Spasovski.

Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri Bujar Osmani tha se shteti për të mundur të marrë pjesë në mbledhjen ndërqeveritare, duhet që negociatat për formimin e qeverisë të fillojnë qysh më 16 korrik.

“Çdo vonesë pas zgjedhjeve në formimin e institucioneve legjitime politike do të ndikojë dukshëm në procesin e negociatave për shkak se afatet janë të tilla. Deri më 15 korrik duhet të japim mesazhin për pjekurinë demokratike për zgjedhje korrekte dhe demokratike dhe menjëherë me 16 korrik të bëjmë konsultimet për formimin e qeverisë së re me qëllim së të përgatitemi për mbledhjen e parë ndërqeveritare për formimin e Qeverisë”, deklaroi Osmani.

Por, pengesë shihet edhe raporti me Bullgarinë për çështjet historike. Korniza parasheh se nëse një shtet anëtar ka ankesa për procesin negociues të Maqedonisë së Veriut, mund të kërkojë kthim prapa në proces. Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov përgjigjet për bllokadën eventuale nga Bullgaria?

“Nuk ka mënyrë se si çështjet identitare, identiteti maqedonas, në çfarëdo mënyre të jetë në përplasje me vlerat evropiane dhe kauzës evropiane. Është e pamundur. Sepse njëra nga të drejtat thelbësore edhe në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtës evropiane, është edhe e drejta jonë të deklarohemi se kush jemi. Do të punojmë shumë me fqinjët tonë, që të zgjidhen dallimet”, u përgjigj Dimitrovi.

Korniza negociuese e ka njohur gjuhën maqedonase, ndërkaq problemet historike me Bullgarinë nuk do të futen si kapitull i veçantë, por do të qëndrojnë në kapitullin e marrëveshjeve bilaterale. Ajo çfarë është risi në këtë kornizë, është ajo se është përpiluar sipas metodologjisë së re të Komisionit Evropian. Korniza është në version-draft, pritet të shqyrtohet nga shtetet anëtare dhe në formën e harmonizuar do të publikohet në tetor.

9 të vdekur, 518 raste të reja dhe 200 të shëruar nga virusi korona. Numri i rasteve aktive arrin në 6861

Në 24 orët e fundit, nga gjithsej 2367 teste të bëra, 518 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin korona në Maqedoninë e...

Maqedonia e Veriu dhe ShBA konfirmojnë bashkëpunimin për siguri për teknologjinë 5G

Kryeministri Zoran Zaev dhe nënsekretari për zhvillim ekonomik, energjetikë dhe mjedis jetësor i qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Keit Kraç,...

Zaev takon kryeministrin Hoti, premton që punimet për autostradën Shkup-Bllacë do të fillojnë vitin e ardhshëm

https://youtu.be/gSD-w6UpNxU Po përgatiteshin  për të mirëpritur kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti. Zaev e Hoti...

Kryeparlamentari Xhaferi pret në takim kryeministrin e Kosovës Hoti

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Kosovës,...

Festa shënohet me protestë! Mickoski: Pranimi se Dellçevi është bullgar është asimilimi i kombit

Partia opozitare VMRO-DPMNE organizoi protestë të re me vetura. Protesta nisi nga salla “Boris Trajkovski” dhe përfundoi para Kuvendit, ku mbajti fjalim...

More Articles Like This