Rivotimi në disa vendvotime në zonën 5 dhe 6, Aziri: Vendimin e KSHZ-së do ta ankimojmë në Gjykatën Administrative

TË FUNDIT

Fronti Europian vlerëson se me vendimin për rivotim në disa vendvotime në zonën e 5 dhe 6 zgjedhore, po vidhen dy mandate të tyre, përcjell TV21. Elmi Aziri nga Fronti Europian thotë se tentativa po bëhet në mënyrë të organizuar mes anëtarëve të VMRO-së, LSDM-së dhe VLEN-it në KSHZ, ndërkaq paralajmëron se nëse merret vendimi final nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, të njëjtin do ta ankimojnë në Gjykatën Administrative.

“Në këtë drejtim, ju informojmë se menjëherë pas marrjes së vendimit, të njëjtin do ta ankimojmë në Gjykatën Administrative, ku do të dëshmohet tentativa e koordinuar politike e partive maqedonase dhe opozitës shqiptare, për t’i marrë mandatet e Frontit Europian, që i kemi fituar nga sovrani”, theksoi Aziri./tv21.tv