Rita Ora përqafon dhe i flet shqip konkurrentes së “The Voice Australia”, e kuptoi se është nga Kosova

TË FUNDIT

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është befasuar gjatë audicioneve të “The Voice Australia”, kjo ngase njëra prej konkurrenteve vjen pikërisht nga vendi i saj i lindjes Kosova.

Kur u prezantua Sihana Haxhnikaj e cila jeton në Sidney Rita tha se emri i saj i dukej i njohur, shkruan portali tv21.tv

E pyeti nga është dhe me t’i thënë se vjen nga Kosova, Rita u emocionua dhe shkoi e përqafoi kur Sihana konfirmoi se për mentore e zgjedh atë. Jo vetëm kaq artisjta  nuk hezitoi shkoi, i përshëndeti personalisht familjen e konkurrentes, duke folur shqip me ta./21Media