Rita Ora dëshiron ta sjellë “X Factor” në Shqipëri

TË FUNDIT

Kështu shkruan britanikja “The mirror”, e cila shprehet se si kosovare e lindur, Rita dëshiron të vërë në dukje kulturën e vendit të vet
Rita Ora i ka kërkuar producentit të X Factor, Simon Cowell, që një prej puntatave të talentshout të mbahet në Shqipëri. Këngëtarja kosovare me famë botërore ka propozuar që një seri e konkursit muzikor për zbulimin e talenteve të reja të mbahet në ish-rezidencën e mbretit Zog.
Kështu shkruan britanikja “The mirror”, e cila shprehet se si kosovare e lindur, Rita dëshiron të vërë në dukje kulturën e vendit të vet.
Sidoqoftë, lidhur me këtë propozim ende një ka një vendim konkret. Nëse një gjë e tillë ndodh, transmetimi live i spektaklit do të bëhet me anë të satelitit drejt studiove të Londrës./KultPlus.com