Ristovski: Maqedonia po shënon histori

TË FUNDIT

Përfaqësuesja e Maqedonisë ka mbajtur paraqitjen para mediave pra ndeshjes me Italinë.

Kapiteli Stefan Ristovski është shprehur krenar për këtë ndeshje, e cila sipas tij shënon histori.

“Jam krenar që jam pjesë e kësaj gjenerate. Jam krenar që jam në këtë pres – konferencë për shkak se Maqedonia tashmë shënon histori me këtë ndeshje të par kualifikuese për KB. Për mua është nder që jam udhëheqës i këtij ekipi i cili mund të shkruhet edhe njëherë me shkronja të arta”, tha kapiteni Stefan Ristovski, raporton TV21 nga Palermo.