Risocializimi në burgje mbetet i ulët! Mungesa e kuadrit e pengon këtë proces

TË FUNDIT

Po përgatiten ndryshime ligjore përmes së cilave synohet të përmirësohet gjendja në burgje, deklaroi Aleksandar Pandov, drejtor i drejtorisë për ekzekutimin e sanksioneve, duke treguar se niveli i resocializimit të të burgosurve në Maqedoni mbetet relativisht i ulët. Ai shpjegon se stafi i përgatitur për resocializim është i vogël dhe se në disa pjesë të Burgut në Idrizovë, disa qindra të burgosur shërbehen nga një person për resocializim. Për vitin 2023, rreth 68% e të burgosurve ishin rikthyes, çka tregon një shkallë të vogël të resocializimit.

“Për fat të keq gjendja momentale është shumë e keqe, domethënë, nëse e matim një punonjës shëndetësor sipas numrit të të burgosurve që ai vëzhgon dhe u shërben, mendoj se është një nga vendet e rralla në botë ku ka një numër kaq të vogël punonjësish shëndetësorë në burgje”, tha Pandov.