Në ekzekutivin e ri do të ketë ndryshim në një funksion, përcjell TV21. Në Qeverinë e re nuk është më funksioni i zëvendëskryeministrit për Luftë Kundër Korrupsionit dhe Krimit, post ky që në Qeverinë e kaluar udhëhiqej nga Lupço Nikollovski. Funksioni i ri në ekzekutiv është ai i zëvendëskryeministres për Politikë për Qeverisje të Mirë. Ndërsa me këtë post tashmë udhëheq Sllavica Grkovska.

