Këshilli për reformë në administratën publike, me të cilin kryeson kryeministri Zoran Zaev, e mbajti seancën e tetë të rregullt në të cilën ishin prezantuar arritjet e rëndësishme të IPA 2 projektit “Mbështetje e riorganizimit shtetëror”, të financuar nga ana e Bashkimit Evropian.
Kryeministri Zaev, siç kumtoi sot pres-shërbimi qeveritar, ka theksuar se riorganizimi i organeve shtetërore është një nga reformat e rëndësishme për përmirësimin e administratës publike.
“Ky operacion është diçka që historikisht, për herë të parë bëhet në shtetin tonë. Vendosja e linjave të qarta të përgjegjësisë, lidhja e institucioneve me kompetencat e njejta dhe zvogëlimi i numrit të tyre të institucioneve do të kontribuojë drejt rritjes së profesionalitetit dhe efikasitetit të administratës publike”, ka theksuar kryeministri Zaev.
Qëllimi i projektit është të optimizohet korrniza e tërësishme institucionale, të përforcohet dërgesa e shërbimeve publike dhe t’i përparojë etikën, integritetin, transparencën dhe përgjegjësinë e administratës publike.
Arritjet e rëndësishme në suaza të projektit, si dhe hapat e ardhshëm për të cilat është e domosdoshme mbështetja institucionale, por edhe konsensusi më i gjerë shoqëror, i ka prezantuar Sllagjana Taseva, lider i ekipit të projektit, Aleksandar Antonovc, ekspert kyç dhe prof.dr. Iskra Aqimovska Maletiq, eksperte e shquar.
Ekspertët kanë theksuar se qëllimi global është riorganizimi institucional de optimizimi i harmonizuar me përpjekjet në suaza të reformave buxhetore dhe zvogëlimi i numrit të shfrytëzuesve buxhetor. Ato e kanë prezantuar nevojën e ndryshimeve të Ligjit për organizim dhe punë të organeve të drejtorive shtetërore, si dhe pikpamjet e para për organizimin e ardhshëm shtetëror, të bazuar në bashkëpunimin deri tani të realizuar me institucionet.
Kryeministri Zoran Zaev i ka obliguar ministritë ta përparojnë komunikimin e brendshëm me organet në përbërje, ndërsa veçanërisht me agjencitë dhe inspektoratet nga fusha e kompetencës së tyre. Ato duhet ta vazhdojnë edhe komunikimin e vendosur dhe të mundësojnë bashkëpunim të hapur dhe të përforcuar me IPA projektin “Mbështetje e riorganizimit shtetëror”.
Përfaqësuesi i Delegacionit të BE-së, Frek Janmat e ka potencuar vlerën e përkushtimit jo vetëm të Qeverisë, por edhe të Kuvendit në këtë proces të rëndësishëm nga reforma e administratës publike.
Ministrat unanimisht janë pajtuar se është e domosdoshme përfshirja e tyre aktive. Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Jeton Shaqiri, e ka prezantuar projektin e Raportit të dytë vjetor për implementimin e Strategjisë për reforma në administratën publike 2018-2022 me Plan aksionar për vitin 2019.
Nga pres shërbimi qeveritar informojnë se raporti është miratuar dhe do të publikohet në ueb faqen e MSHIA-së.
Për shkak të vlerës së procesit, është vendosur deri në fund të javës së ardhshme të mbahet vazhdim i seancës, në të cilën do të sillen konkluzione për hapat e ardhshëm.
