Riorganizim për më shumë shtretër spitalorë, aktive 19.035 raste me kovid

TË FUNDIT

Janë duke u ndërmarrë aktivitete për të rritur kapacitetin për trajtimin spitalor të pacientëve me kovid, ndërsa në mjekim është kyçur edhe stafi shtesë i specializantëve privatë për t’iu përgjigjur nevojave. Që nga sot, të infektuarit me Kovid-19 do të trajtohet edhe në Klinikën e syve. Dje, janë regjistruar 1.406 të infektuar rishtas dhe numri i rasteve aktive është 19.035. Situata aktuale me Kovid-19 do të diskutohet sot nga Këshilli i Sigurimit.

Të regjistruarit e rinj në 24 orët e kaluara janë nga 3.398 testime, 21 persona të tjerë kanë vdekur dhe 937 pacientë janë shëruar. Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus të cilët trajtohen në departamentet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin deri dje ishte 1.271 dhe kishte rreth 90 shtretër spitali të zbrazët në qendrat kovid.

Në 24 orët e fundit  në kovid-qendrat  në spitalet e vendit është paraqitur se  shërohen 689 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë me korona virusin. Në qendrat rajonale në Manastir dhe Shtip janë hospitalizuar plotësisht  142  të sëmurë, me çka shifra e tërësishme  e pacientëve pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19 të cilët  shërohen në repartet infektive  është 831, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Në spitalet në brendësi ka rreth 70 për qind shtretër të lirë spitalor, ndërsa bëhen edhe  lëshime të pacientëve të shëruar me çka do të lirohen  shtretër plotësues.

“Gjendja është serioze dhe por përballemi me valë të fuqishme të virusit dhe numër të madh të të sëmurëve. Qëllimi ynë është që asnjë pacient të mos mbesë pa kujdes mjekësor, ndërsa njëkohësisht të mos e ulim as programin e rregullt të klinikave për pacientët akut dhe kronikë të cilët kanë nevojë për këtë”, deklaroi Filipçe.

Ai dje paradite u takua me mjekët e rinj të cilët janë në specializim privat në klinikat e nefrologjisë, gastroenterehepatologjisë, dermatovenerologjisë, nevrologjisë, për vesh, hundë dhe fyt dhe Klinikën Lëkurës, të cilët dëshirojnë vullnetarisht të përfshihen në punën e qendrave për kovid në këto klinika. Bëhet fjalë për tridhjetë mjek të rinj ndihma e të cilëve do të jetë e mirëseardhur për repartet infektive.

Në takime të ndara me përfaqësues të mjekëve të rinj të licencuar foli për angazhimin e tyre në institucionet shëndetësore përgjatë gjithë shtetit. Deri në fund të javës duhet të precizohen kushtet e këtij grupi të mjekëve për përfshirje të tyre në punën e reparteve dhe spitaleve për kovid përgjatë shtetit.

Sipas statistikës së djeshme të MSH, më së shumti raste të reja ka  në kryeqytet,  ku janë regjistruar 627 të infektuar,  pas së cilës vijojnë Prilepi me 98, Gostivari 84, Kumanova 73, Tetova 72, Ohri 57, Velesi 55, Manastiri 51, Kavadari 40, Shtipi 37, Koçani 34, Strumica 30, Vinica 20, Struga 17, Resnja 13, Gjevgjeli,  Sveti Nikollë dhe Negotinë nga 11, Kriva Pallankë dhe Kërçovë nga 10, Radovish 9, Krushevë dhe Vallandovë nga 8, Dellçevë 6, Probishtip 4, Demir Hisar, Makedonski Brod, Berovë dhe Kratovë nga 2, ndërsa Dibër dhe Pehçevë nga një rast.

Nga rastet  aktive në Shkup më së shumti janë në Komunën Gazi Babë 1323, pas së cilës vijojnë Aerodromi me 1318, Karposhi me 1160, Kisella Voda me 1109, Qendra me 1105, në Gjorçe Petrov ka  742 raste aktive, në Çair 565, Butel 477, Ilinden 226, Shuto Orizare 153, Saraj 129, Çuçer Sandevë 101, Sopishte 61, Zelenikovë 60, Studeniçan 41. Nga rastet aktive janë 160 të huaj, ndërsa 184  të papërcaktuar.

Pas Shkupit, sipas numrit të rasteve aktive, janë Tetova me mbi 1000, si dhe Prilepi dhe Kumanova me mbi 900, Manastiri dhe Velesi me mbi 700 …

Sipas raportit javor të Institutit për shëndet publik për periudhën prej 9 deri më 15 nëntor, janë testuar gjithsej 20.980 materiale në laboratoret në të cilat bëhet testimi molekular për prani të SARS-CoV-2, me rritje prej 6,4 për qind në raport me javën e kaluar. Janë regjistruar 7.355 raste të reja pozitive nga 35 qytete të vendit me rritje të pakonsiderueshme në raport me javën e kaluar, kur u regjistruan 7.280 raste të reja, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Janë regjistruar persona të sëmurë nga të gjitha grupmoshat. Më e përfaqësuar është grupmosha e personave mbi 60 (n=1646, 22,4 për qind). Një numër i madh i të sëmurëve u regjistruan edhe tek personat në grupmoshat prej 30 deri 39 vjeç (n=1496; 20,3 për qind), nga 40 deri 49 (n=1435; 19,5 për qind), prej 50 deri 59 (n=1410; 19,2 për qind) dhe prej 20 deri 29 (n=961; 13,1 për qind). Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijët e moshës prej 9 vjeç (n=120; 1,6 për qind) dhe prej 10 deri 19 vjeç (n=287; 3,9 për qind). Lidhur me distribuimin sipas gjinisë, janë paraqitur 3.731 (50,7 për qind) persona tek meshkujt dhe 3.624 (49,3 për qind) tek gjinia femërore.

Pas dy testeve të marra negative për prani të SARS-CoV-2 apo me përdorim të algoritmit të ri, si të shëruar llogariten 3.524 persona të cilët kanë qenë të hospitalizuar apo në mjekim shtëpiak, 11,6 për qind më shumë se javën e kaluar.

Janë paraqitur 172 raste të vdekjes nga 23 qytete, rritje prej 35,4 për qind në krahasim me javën e kaluar. Lidhur me moshën, 135 persona kanë qenë mbi 60 persona, 26 persona të moshës prej 50 deri 59 vjeç, 9 raste të vdekjes janë paraqitur nga grupmosha prej 40 deri 49 vjeç dhe dy raste në grupmoshën prej 30 deri 39 vjeç. Nga rastet e vdekjes, në mënyrë epidemiologjike janë hulumtuar 155 apo 90,1 për qind.

Në pajtim me raportin e fundit që Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ia ka dërguar Komisionit për sëmundje ngjitëse në vend, 21 fëmijë të cilët vizitojnë kopshte kanë qenë pozitivë me virusin, si dhe 179 të punësuar. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska thotë se këto numra dhe gjendja e tanishme nëpër kopshte tregojnë se ato akoma mund të qëndrojnë të hapura. Për mbyllje të mundshme do të vendosë Komisioni për sëmundje ngjitëse nëse për atë udhëzon gjendja epidemiologjike.

Nga ana tjetër, kontrollet e shërbimeve të inspektimit, nga 9 deri më 15 nëntor, rezultuan në mbylljen e dy objekteve hotelierike, një në Gostivar dhe një në Ohër për mosrespektim të protokolleve të mbrojtjes. Gjatë asaj periudhe, 13.676 vendime janë lëshuar për izolimin e personave të sëmurë me KOVID, si dhe të personave që ishin në kontakt me të sëmurë me koronë.

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në lidhje me masën për mbajtje të maskës mbrojtëse në fytyrë, janë regjistruar 725 shkelje, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Gjithsej numri i të diagnostikuarve me Kovid-19 në vendin tonë, që nga fillimi i epidemisë arrin në  50.015, numri i pacientëve të shëruar është  29.583, të vdekurve 1.397.