Të rinjtë e partisë VMRO-DPMNE nisën trajnimin në akademinë politike të mbështetur nga fondacione dhe vetë partia. Qëllimi i trajnimit është që të rinjtë të mësojnë se si të veprojnë gjatë fushatave zgjedhore. Po ashtu, në fokus është edhe përfaqësimi i grave në politikë.
“Atë që do ta mësojnë në trajnim do t’u ndihmojë në fushatat zgjedhore, në angazhimin e tyre partiak dhe ushtrimin e pushtetit në nivel lokal dhe nacional. Qëllimi ynë kryesor është forcimi i dijes dhe rolit të gruas, si dhe i politikanëve të rinj, aktivistëve dhe përkrahësve të politikave të VMRO-DPMNE-së”, tha Jovan Andonovski nga Instituti “Pavel Shatev”.
Kreu i partisë, Nikolla Gruevski edhe zyrtarisht hapi akademinë. Ai tha se në partinë të cilën e udhëheq ai, të rinjtë dhe gratë zënë një vend të rëndësishëm.
“Mund të shihet së në të gjitha përbërjet qeveritare që i udhëheq VMRO-DPMNE drejtuesit e institucioneve, të komunave dhe komitetet komunale, përbërja e komitetit ekzekutiv të partisë, të rinjtë dhe gratë janë gjithkund të pranishëm; nuk ka paragjykime, nuk ka stereotipe”, kështu u shpreh Nikolla Gruevski.
Akademia mbahet që prej vitit 2008 dhe deri tani nëpër të kanë kaluar mbi 1 000 të rinj.
Sinkron Anet Dozburg, Fondacioni ‘Eduardo Fraj’
“Shpresoj se akademia do të sjell talentë të rinjë në parti. Fondacioni ynë investon tek të rinjtë dhe te gratë, tek partitë politike, pasi që ato mund të bëhen bartës të ndryshimeve dhe të zhvillimit të partisë”, tha Anet Dozburg nga fondacioni “Eduardo Fraj”.
Trajnimi do të zgjasë 4 ditë. Organizimi përkrahet nga fondacioni ‘Konrad Adenauer Shtiftung’ dhe ‘Eduardo Fraj’ si dhe nga Instituti ‘Pavel Shatev’.
Arbana Qerimi
