Ringjallet Çarshia e Shkupit, lokalet atraksioni i vetëm argëtues i shkupjanëve

TË FUNDIT

Fryma e të rinjve po rikthehet në Çarshinë e vjetër. Të rinjtë thonë se vapa e madhe gjatë ditës si dhe ardhja e mërgimtarëve e ka rritur fluksin gjatë mbrëmjeve, ku ata duan në freski të shijojnë pije me shoqëri. Ankesa kishte për çmimet dhe nuk mbeti pa u përmendur kriza ekonomike, por sipas tyre mesatarja e parave që  harxhojnë gjatë ditës në lokale është diku 1000 denarë.

Besoj që tani për momentin në Shkup, meqë kanë filluar të vijnë mërgimtarët prandaj ka më tepër lëvizje, mirëpo këtu jeta në Maqedoni është e mirë, nëse punon nëse ke jetë normale këtu kalon shumë mirë.

-Po ti si djalë i ri sa para harxhon gjatë ditës për kafe?

-Seriozisht për kafe këtu nuk mund të harxhosh shumë, sepse pershembull këtu në çarshi janë çmimet e lira.

-Përafërsisht ditën sa e ke ti?

-Përafërsisht nëse del nga mëngjesi të pish kafe dhe lëngje, diku deri 500 denarë i harxhon.

-Po mvaret, mvarët sa shpesh del, po deri 1000 denare, 1500 aty diku.

Po ti sa përafersisht e ke ditën, të themi në lokalë kafe pije?

-500 danrë por mundet edhe më tepër.

-Sinqerisht për herë të parë kaloj këtu, nuk e dija që është kaq mirë dhe që ka kaq shumë turistë, është vend i bukur, lokale te bukura ka njerëz. Më pelqën, nuk e dija që Çarshia e kishte këtë vend kaq të bukur

Mbikëqyrësi i rrugës së kafeve, Adem Memishi deklaroi se një meritë të madhe për gjallërimin e Çarshisë e ka edhe esnafi aktual Bujar Dullovi,  i cili i dëgjon kërkesat e esnafëve të rinj dhe I shqyrtojnë së bashku ato.

“Kjo ishte një meritë që ma ka dhënë esnafi Bujar Dullovi i cili është përgjegjës i esnafit është kryetari, i cili i vlerëson njerëzit që mundohen për Carshinë dhe i quan si esnafë të rinj, për njerëzit që kanë vullnet të punojnë, realizon aktivitete shumë të mira për Carshinë, është edhe një nga faktorët që Carshija tash kohët e fundit, tre muajt e fundit ka nisur të funksionojë shumë mirë, jo vetëm me punën e kafiterive por edhe me punë tjera, pra ishte një meritë që ma dha esnafi Buja Dullovi”, Adem Memishi – mbikëqyrësi i rrugës së kafeneve.

Gjithashtu tregoi se diskutimet më të shpeshta janë rreth çmimeve, por duke potencuar faktin që pronarët mes vete kanë një bashkëpunim shumë të mirë mes vete, e gjithë kjo për të përmirësuar kualitetin e shërbimit ndaj klientëve.

“Është puna e çmimeve,  sikurse tek të gjithë puna e krizës dhe çmimeve, puna e mikpritjes së klientëve, dhe e bisedojmë shumë shpesh ti mësojmë kamarierët si duhet ti presin mysafirët, sidomos nëpër kafiteri” ”, Adem Memishi – mbikëqyrësi i rrugës së kafeneve.

Disa të tjerë mendojnë se mungon jetë kulturore në Shkup, nuk ka evente dhe as mbrëmje të mjaftueshme, dhe se atraksioni i vetëm argëtues për shkupjanët aktualisht janë këto lokale.

 -Po kanë nevojë të rinjtë, kanë nevojë të argëtohen, kanë nevojë të kenë jetë kulturore, shpresojmë meqë edhe gjendja ekonomike e ka bërë të veten që pak të mbyllen njerëzit dhe te largohen pak nga jeta kulturore por shpresojmë që në të ardhmen do të rregullohet edhe ajo pjesë