Rindizen tensionet Izrael-Palestinë, breshëri raketash gjatë natës, mbi 10 viktima në Gaza

TË FUNDIT

Tensionet mbetet të larta pas një nate me shkëmbim zjarri mes Rripit të Gazës dhe Izraelit. Dhjetëra raketa të lëshuara nga Gaza ndezën qiellin, pasi sulmeve ajrore izraelite ku mbete te vrarë të paktën 10 persona, përfshirë një 5-vjeçare, ndërsa u plagosën dhjetëra të tjerë. Izraeli tha se kishte sulmuar për shkak të atij që kryeministri Jair Lapit e quajti kërcënim të menjëhershëm nga grupi i Xhihadit Isalmik Palestinez. 

Mes viktimave ishte edhe lideri i grupit Tayseer Jabari. Militantët u kundërpërgjigjën duke lëshuar mbi 100 raketa kundër Izraelit gjatë natës, ndërsa premtuan sulme të tjera. Shumica e raketave u interceptuan nga sistemi izraelit i mbrojtjes ajrore Iron Dome, por sirenat u dëgjuan në një numër qytetesh përgjatë natës.