Rina Balaj rrëzohet në skenë

TË FUNDIT

Momenti kur Rina Balaj rrëzohet në skenë
Reperja e njohur shqiptare, Rina Balaj dje ka performuar në festivalin Alba, në Cyrih të Zvicrës, shkruan rtv21.tv
Teksa performonte, u përball me një incident. Rina është rrëzuar në skenë, mirëpo kjo nuk e ka ndalur për të vazhduar performancën e saj.

Ndryshe, e veçanta e festivalit Alba është se bëri bashkë emra të njohur të industrisë muzikore. Pjesëmarrës ishin Rita Ora, Ledri Vula, Dafina Zeqiri, Lluni, Elvana Gjata, Enis Bytyqi, Capital T, Mc Kresha, Ermal Fejzullahu, Lyrical Son, Lumi B, Gjiko, Butrint Imeri, Dhurata Dora, Kida dhe Ardian Bujupi. Ky festival konsiderohet si një ndër eventet më të njohura të showbizit./21Media
 
.