Çmimet e naftës janë rritur me gati tre për qind pasi SHBA-ja nisi sulme të reja ndaj Iranit, pas njoftimit se Teherani ka sulmuar tri anije në Ngushticën e Hormuzit.
Çmimi i naftës së papërpunuar të llojit Brent, që konsiderohet standard ndërkombëtar, u rrit mëngjesin e sotëm me 2.6 për qind, duke arritur në 76.09 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e papërpunuar amerikane u rrit po ashtu me 2.6 për qind, në 72.25 dollarë për fuçi, raportojnë mediat amerikane.
Rikujtojmë se çmimet e naftës kohët e fundit kishin rënë në nivelet ku ishin para fillimit të luftës me Iranin në fund të muajit shkurt.
