Përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut në futboll në qershor e presin katër ndeshje në Ligën e Kombeve. Për këtë, trajneri Blagoja Milevski ka shpallur listën e lojtarëve.
Në mesin e të ftuarve janë edhe tre debutues, Bojan Dimoski nga Akademija Pandev, Enis Fazlagiç nga Visla Krakov dhe Tomçe Grozdanovski nga Zllate Moravce. Përveç tyre, në skuadër kthehen Zajkov dhe portieri Iliev, ndërsa mungojnë Arian Ademi dhe Adis Jahoviç.
Portierë: Stole Dimitrievski, Damjan Shishkovski, Kristijan Naumovski, Deni Iliev.
Mbrojtja: Stefan Ristovski, Darko Velkovski, Visar Musliu, Kire Ristevski, Ezgjan Alioski, Todor Todorovski, Stefan Ashkovski, Gjoko Zajkov, Bojan Dimosk.
Mesfusha: Elif Elmas, Enis Bardhi, Stefan Spirovski, Enis Fazlagiç, Tomçe Grozdanovski, Erdal Rakip, Boban Nikollov, David Babunski.
Sulmi: Milan Ristovski, Bojan Miovski, Darko Çurinov, Aleksandar Trajkovski, Valon Etemi, Dorian Babunski.
Maqedonia fillimisht do të udhëtojë në Bullgari në Razgrad më 2 qershor, më pas tre ditë më vonë në Gjibraltar. Dy ndeshjet e ardhshme janë ndeshjet në shtëpi kundër Gjeorgjisë dhe Gjibraltarit më 9 dhe 12 qershor, me të cilat do të përfundojnë katër xhiro të Ligës së Kombeve.
