Rikthehet funksionimi i plotë i portalit uslugi.gov.mk

TË FUNDIT

Ministria e Transformimit Digjital njofton opinionin publik se Portali Kombëtar për Shërbime Elektronike uslugi.gov.mk është rikthyer në funksion.

Me përfundimin e aktiviteteve për ndërhyrje teknike dhe përmirësim të pajisjeve, është mundësuar rifillimi i funksionimit normal të portalit dhe qasja e plotë e shërbimeve elektronike për qytetarët, thuhet në njoftim.

Ministria u shpreh mirënjohëse ndaj qytetarëve për durimin dhe mirëkuptimin e treguar gjatë periudhës së përkohshme kur shërbimi nuk ishte i qasshëm, duke theksuar se “mbetet e përkushtuar për ofrimin e shërbimeve digjitale të sigurta, stabile dhe të qasshme”.