Rikthehet “Ballo Shqiptare”, Diellza Kolgeci jep detaje për RTV21

TË FUNDIT

Njëri nga eventet që ka zgjuar gjithnjë interesim e kureshtje të madhe te publiku do rikthehet këtë muaj pas dy vjetësh pauzë për shkak të pandemisë.

Bëhet fjalë për “Ballon Shqiptare”, që këtë vit pritet të ketë një kthim madhështor me edicionin e gjashtë, që do të mbahet më 19 mars.

Për portalin rtv21.tv organizatorja e “Ballos Shqiptare”, Diellza Kolgeci, ka treguar se përgatitjet për këtë event kanë filluar kohë më parë.

“Kemi filluar shumë kohe me parë me përgatitje dhe ishim shumë në stres për shkak pandemisë për datën, por që ja idea jonë u realizua që këtë vit të mbahet”, ka thënë Diellza.

Diellza tutje ka treguar se pjesë e “Ballos Shqiptare” këtë vit do jenë ansamble të ndryshme, teksa tregoi se këtë vit ballon e dallon skenari artistik.

“Këtë vite do të ketë ansamble të ndryshme valle të ndryshme kostume të ndryshme për te cilat Dilaver Kryeziu do të kujdeset si çdo vit. Çka dallon këtë vit është skenari artistik me ndryshe”, ka thënë Diellza për rtv21.tv

Organizatorja e ballos ka treguar se këtë vit do ndahen dy mirënjohje për dy artistë që kontribuuan për artin shqiptar

“Të ftuar special janë të gjithë për mua dhe Afërditën, sivjet ndahen 2 mirënjohje për dy artiste që dhanë shumë për kulturën artin shqiptar”, ka shtuar Diellza.

Rikthimi pas dy vitesh pauzë i “Ballos Shqiptare” është vendosur të bëhet në mars, siç ka thënë Diellza për shkak të muajit që ngërthen në vete shumë histori.

Karakteristikë e Ballos Shqiptare është që kodi i veshjes, që preferohet të ketë një detaj nga veshja kombëtare./21Media