Kthehen radhët në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës në kalimin kufitar Morinë. Sipas marrëveshjes së fundit, më 20 qershor në Prishtinë, mes këtyre dy vendeve kufiri duhet të ishte i hapur çdo fundjavë gjatë sezonit veror dhe për festat zyrtare. Por, siç shihet edhe nga videoja e mëposhtme, ky vendim nuk po zbatohet, të paktën nga ana e palës kosovare.
