Rikthehen autobusët privatë në Shkup! Qytetarët: Jemi të lumtur, kishim shumë nevojë

TË FUNDIT

Transportuesit privatë pas gjashtë muajve pushim, sot përsëri u kthyen në komunikacion.

Dje u nënshkrua marrëveshja mes NQP Shkup dhe kompanive private për rikthimin e 105 autobusëve në linjat e rregullta siç funksiononin më parë. Kushti ishte që autobusët të përmbushin standardet ekologjike.

Shoferët dhe udhëtarët ndjehen të lumtur që u rikthyen në komunikacion sepse për këtë kishin nevojë të dy palët.

Jemi të kënaqur që u kthyem dhe të punojmë siç duhet. Ky është fati që të kthehemi në komunikacion. Shoh njerëzit që në mëngjes të lumtur. Të lumtur janë po, në mëngjes çdosecili që ngjitej në autobus, thoshte “me fat – me fat” – “ishte radha”, kjo është. Të kënaqur janë njerëzit.

-A ju mungonte terreni?
Po na mungonte, tanimë 30 vite si shoferë. Gjindemi ashtu siç dimë por…kjo është.


-Mungon sepse transporti i qytetit nuk mund ta mbulojë, qyteti është i madh, nuk mund t’i përmbushë nevojat e popullit. Gjithçka është në rregull që transportuesit u kthyen.
– Gjashtë muajt e fundit nuk ishin fare në qarkullim, sa e vështirë ishte për ju të shfrytëzoni transportin publik?
 E vështirë është, nëse jeni të lidhur me autobus, është e vështirë.


– A ju mungoi transporti privat?
Shumë, falë Zotit që u kthyen, ka Zot. Shumë, sepse me të vërtetë kishim shumë nevojë.


E mirë është ideja të kthehen. Më tepër autobusë që të kemi mundësi për udhëtim dhe arritje në kohë në destinacione të caktuara. Derisa nuk ishin, më ngadalë arrinin autobusët e shtetit, kishte turmë brenda. Kështu që patëm transport falas përshkak se udhëtonim në këmbë.

Përndryshe transportuesit privatë nuk qarkullonin që nga nëntori i vitit të kaluar pasi iu ndërpre kontrata nga ana e Qytetit të Shkupit. Të njëjtit thoshin se qyteti u ka borxh 1,5 milion euro dhe kjo rezultoi me protesta duke bllokuar udhëkryqet më të rëndësishme në kryeqytet.