Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi në një dalje për media foli edhe për rikonstriumin e Qeverisë, e cila sipas paralajmërimeve të kryeministrit të Mickoskit do të bëhet nga mesi i qershorit, transmeton TV21.
Durmishi para gazetarëve tha se do të bëhet analizë e punës të të gjithë funksionarëve si në VLEN ashtu edhe te partnerët qeverisës, dhe siç shtoi aty ku do të ketë nevojë do të ketë ndryshime.
“Parnerët e koalicionit, tani edhe me konsolidimin e VLEN-it në një subjekt të vetëm politik, edhe ne brenda VLEN-it, për këto dy vite normalisht që do të bëhet një analizë e punës të të gjithë funksionarëve po ashtu edhe te partnerët e koalicionit, aty ku do të ketë nevojë që të rritet kapaciteti i punës, normalisht që do të ketë ndryshime të individëve, apo ndryshime të resorëve, apo do të vazhdohet aty ku është gjithçka në rregull. Pasi të përmbyllet ky proces i monitorimit, bashkëkryetarët e VLEN-it do të ulen me partnerët e koalicionit dhe do të diskutojnë se si do të vazhdoj Qeveria edhe në dy vitet e ardhshme”, deklaroi Besar Durmishi nga VLEN.
