Rihanna ka në plan zgjerimin e familjes.
Një burim ka thënë se këngëtarja ëndërron të bëhet nënë përsëri dhe e thotë me krenari që dëshiron më shumë fëmijë me të dashurin e saj, A$AP Rocky.
“Rihanna dhe A$AP janë të dashuruar dhe po kalojnë kohën më të mirë së bashku. Janë një ekip i mirë edhe kur bëhet fjalë për fëmijët. Rihanna gjithmonë ka ëndërruar të bëhet nënë dhe krenohet me këtë. Ajo do të dëshironte të kishte më shumë fëmijë me reperin në të ardhmen”, ka thënë burimi.
34 vjeçarja u bë nënë e një djali për herë të parë në maj të këtij viti./21Media
