Rihanna refuzon ftesën e Taylor Swift

TË FUNDIT

Rihanna ka vendosur përfundimisht të mos këndojë në turin e Taylor Swift. Duke folur në një intervistë ekskluzive për revistën “NME”, ajo shpjegoi se ato jetojnë në botë tërësisht të ndara e madje as markat e rrobave që veshin nuk janë të njëjta.

“Unë nuk mendoj se shijet tona janë të njëjta. Unë nuk do këndoja kurrë me dikë që tymos duke mbajtur të veshur bluzë të shkurtër, unë nuk mendoj se audiencat tona janë të njëjta. Në mendjen time ajo është një model për të gjithë fansat, ndërsa unë nuk jam”.
Me këto fjalë, Rihanna ka këmbëngulur se ajo kurrë nuk do të bashkohet me numrin e artistëve që do shoqërojnë Swift skenë, ku do të jenë edhe modelet e njohura Kendall Jenner, Karlie Kloss, Gigi Hadid dhe Cara Delevingne.

27-vjeçarja shpjegoi se është e bindur se ajo kurrë nuk do të bashkohet me vargun e yjeve, të cilët kryejnë me Taylor Swift në turin e saj botëror duke nxjerrë në pah diferencat mes tyre: ”Unë jam një interpretuese, jo një model për të udhëhequr moralisht fansat e mi të rinj, e urrej këtë fjalë, nuk jam e përkryer dhe nuk do shtirem si e tillë”.