Rihanna, një nga artistet më të fuqishme në botën e muzikës dhe biznesit, ka pësuar së fundmi një humbje prej 36 milionë dollarësh nga linja e saj luksoze e veshjeve “Fenty Maison”, sipas raporteve të reja financiare të kompanisë së saj britanike Denim UK Holdings.
Kjo markë u krijua në vitin 2019, në bashkëpunim me LVMH, por u mbyll në fillim të vitit 2021 për shkak të shitjeve të ulëta dhe ndikimit të pandemisë.
“Fenty Maison” u pozicionua si një markë me çmime të larta – vetëm një fustan korse kushtonte rreth 810 dollarë – çka, sipas fansave, ishte një nga arsyet kryesore të dështimit. Çmimet e larta dhe vështirësitë logjistike gjatë periudhës së COVID-19 e penguan Rihannën të mbikëqyrte nga afër atelienë në Paris dhe prodhimin në Itali.
Megjithatë, Rihanna mbetet një miliardere e suksesshme, falë markave “Fenty Beauty” dhe “Savage X Fenty”, të cilat vazhdojnë të gjenerojnë fitime të mëdha. Humbja nga “Fenty Maison” shihet si një mësim i vlefshëm biznesi, që e ka ndihmuar atë të përqendrohet në markat që i sjellin sukses të qëndrueshëm.