Vëzhguesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë kanë kumtuar sot se kanë qenë dëshmitarë të lëvizjes së armatimit të rëndë dhe të granatimit të fshatit Shirokine, në lindje të Ukrainës.
Vëzhguesit kanë theksuar se dy shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në Shirokine, që është nën kontrollin e forcave qeveritare, sulme këto të cilat detyruan vëhguesit që të ndërrojnë pozitën e tyre.
Në Kiev sot po zhvillohet samiti Bashkimi Evropian-Ukrainë, ndërsa Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka deklaruar se nga zyrtarët evropianë do të kërkojë që Bashkimi Evropian të stacionojë forca paqeruajtëse në lindje të Ukrainës./21 MEDIA/
