Ribalanci në procedurë kuvendore, parashtrohen rreth 170 amendamente

Must Read

Arriti në 39 numri i të vdekurve nga tërmeti në Izmir

Numri i njerëzve që vdiqën si pasojë e tërmetit në Izmir u rrit në 39.

Tërhiqet Macron, thotë se e kupton tronditjen e muslimanëve për karikaturat e Profetit Muhamed

Presidenti francez Emmanuel Macron ka tentuar sonte të qetësojë gjakrat e ndezura të komunitetit botëror musliman, duke...

​Guti mund ta zëvendësojë Zidanen te Reali

Jose Maria Gutierrez i njohur ndryshe edhe si Guti po shihet nga krerët e Real Madridit si...

Ribalanci i Buxhetit për vitin 2020 ka hyrë në procedurë kuvendore. Debati ka filluar në Komisionin amë për financim dhe buxhet, i cili duhet të përfundojë për 10 ditë pune, pas çfarë me miratimin e amendamenteve dërgohet në Kuvend. Pritjet e kryeministri Zoran Zaev janë që ai të miratohet në  kohë që të mund të financohet masat nga pakoja e katërt të masave antikrizë, ndërsa sipas Besimit, i cili e elaboroi propozim-ribalancin para Komisionit amë, masat e targetuara do ta amortizojnë goditjen mbi kompanitë e prekura vendore përmes stimulumit të konsumit privat dhe mblshtetjen e sektorit privat.

Ai sqaroi se pakoja e katërt përbëhet  nga tre shtylla dhe shtylla e parë është dedikuar për qytetarët dhe për ruajtjen e standardit të tyre, e dyta për sektorin privat, gjegjësisht për aktivitetin ekonomik dhe vendet e punës, ndërsa e treta nënkupton stabilitet fiskal dhe financiar të ekonomisë në tërësi.

“Si rezultat i kësaj, në kushte të nivelit të pandryshuar të deficitit buxhetor në vlerë absolute prej 56,6 miliardë denarë, e njëjta si përqindje të BPV arrin 8,5 për qind, në vend të 8,4 për qind. Boexhi publik në tremujorin e dytë, që është shumë absolute, gjithashtu është e pandryshuar, por për shkak të rishikimit në rënie të BPV nominal i njëjti prej 59,5 për qind të BPV, me projeksionin e ri arrin 60,3 për qind të BPV-së”, sqaroi Besimi.

Të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivel ptej 196,3 miliardë denarë dhe të njëjtat janë planifikuar në pothuajse në nivel identik lidhur me planin, derisa të dalat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 253 miliardë denarë apo për 4,1 për qind, gjegjësisht për rreth 10 miliardë denarë më të larta lidhur me planin.

Me ribalancin e buxhetit shtohen mjete në programin e Qeverisë që dedikohet për zbatimin e një pjesë të masave nga seti i katërt si masa për mbështetje për pagesën e pagës për kompanitë të cilët kanë rënie të caktuar të të ardhurave si pasojë e pandemisë, kartela pagesore vendore, mbështetja e prodhuesve, përpunuesit dhe eksportuesit e rrushit, të verës, guidave turistikë, të regjistruar si kryerës të pavarur të veprimtarisë, kthim të takës turistike për vitin 2019 për bujtje të realizuara, shoping për fundjavë me TVSH-ja ime, skema e garancisë shtetërore dhe garancia doganore dhe grantet për agjencitë turistike, këndet e lojërave dhe restorantet për dasma.

Deficiti i projektuar për viti 2020, shlyerja në bazë të principalit të borxhit të jashtëm në vlerë prej 26,9 miliardë denarë dhe shlyerja e borxhit vendor në vlerë prej 15,3 miliardë denarë do të financohen përmes huamarrjes jashtë  vendit dhe në tregun vendor të letrave shtetërore me vlerë.

Për shkak të të dhënave të rishikuara për vitin 2019, deficiti si përqindje nga BPV arrin 8,5 për qind, derisa projeksioni i ri i borxhit publik arrin 60,3 për qind.

Në ribalancin e propozuar janë parashtruar rreth 170 amendamente, ndërsa kryeministri Zaev e porositi ministrin e Financave t’i pranojë të gjitha amendamentet të cilat janë të mira dhe mund të financohen.

“Tani janë thyer pothuajse të gjitha limitet e borxhit publik, në botë në Evropë dhe gjithkund. Ne  nuk kemi problem, Buxheti është stabil. Shikoni se  tatimet  më të mëdha, TVSH-ja, tatimi personal i të ardhurave dhe tatimi i fitimit, edhe pse kemi akontacione të anuluara me vendime ose dekret me fuqi ligjore  të gjitha janë ose jo  në nivel të njëjtë ose kemi  rritje të caktuar. Ne financiarisht jemi stabil, gjithëpërfshirja e Buxhetit, të cilin e shikoni në këtë ribalanc, ndërsa me siguri  do të jetë edhe derisa zgjat kriza, ndërsa kërkimi i mënyrës se si të injektohen  para plotësuese që t’i ndihmojmë ekonomisë”, potencon kryetari i Qeverisë.

Ai shprehu bindje se ribalanci do të miratohet në kohë, në pajtim me të gjitha procedurat në Kuvend.

“Për mua e rëndësishme është nëse mundet  siç janë ruajtur procedurat deri në fund të tetorit, sepse gjithë ato paratë e alokuara duhet t’i injektojmë, shpenzojmë paguajmë, në nëntor dhe dhjetor dhe janë shumë të rëndësishme mjetet të cilat,  presim madje  rënie të BPV-së prej pesë për qind, pikërisht për shkak të atyre parave  të zvogëlohet në minus 4,4 për qind”, theksoi Zaev.

Deputetët përmes debatit konstruktiv dhe të hapur t’i mbështesin ndryshimet dhe plotësimet e Buxhetit u bëri thirrje edhe Kostadin Kostadinov nga LSDM.

Vlerësimi i opozitës është se ribalanci është populist dhe se nuk  fokusohet në atë që do të thotë BPV. Akuzuan për mossukses edhe të tri seteve të para të masave, siç theksuan, janë përdorë mezi 33 për qind. 

  • Tags
  • 5

Arriti në 39 numri i të vdekurve nga tërmeti në Izmir

Numri i njerëzve që vdiqën si pasojë e tërmetit në Izmir u rrit në 39. Sipas TRT Haber,...

Tërhiqet Macron, thotë se e kupton tronditjen e muslimanëve për karikaturat e Profetit Muhamed

Presidenti francez Emmanuel Macron ka tentuar sonte të qetësojë gjakrat e ndezura të komunitetit botëror musliman, duke thënë se e kupton zemërimin...

​Guti mund ta zëvendësojë Zidanen te Reali

Jose Maria Gutierrez i njohur ndryshe edhe si Guti po shihet nga krerët e Real Madridit si zëvendësues potencial për teknikun në...

Dy persona me origjinë nga Kosova ndërrojnë jetë nga tërmeti në Izmir

Dy persona me origjinë nga Kosova vdiqën si pasojë e lëndimeve të marra pas rrëzimit të një ndërtese si rrjedhojë e tërmetit...

Shqipëria hapi spitalin e tretë për Covid

 Për shkak të numrit të rritur të të infektuarve, veçanërisht atyre të cilëve iu nevojitet mjekim spitalor, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes...

More Articles Like This