Astrit Patozi ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë së tij Bindja Demokratike, pasi nuk arriti të marrë dot mandat deputeti në zgjedhjet e 25 prillit.
Lajmin e dorëheqjes e bën të ditur vetë Patozi, i cili shkruan në “Facebook” se “Dorëheqja ime është një akt moral përgjegjësie, por kurrsesi dorëzim. E kemi shpallur që në ditën e parë të themelimit se Bindja Demokratike nuk është një njeri, as një grup personash, e aq më pak pronë apo ndërmarrje biznesi e dikujt”.
MARR PËRGJEGJËSINË DHE DORËHIQEM NGA DREJTIMI I BINDJES DEMOKRATIKE Duke falenderuar edhe një herë kandidatët,…
Posted by Astrit Patozi on Sunday, May 2, 2021
