“Konstatoj se Kuvendi miratoi Rezolutën për përcaktimin e pozitave shtetërore në kontekst me bllokadat në euro-integrime”, deklaroi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
Me 95 deputet PËR dhe një të përmbajtur, me pothuajse konsensus të plotë u miratua Rezoluta për përcaktimin e linjave shtetërore në negociatat për çështjet e hapura që i konteston Bullgaria. Edhe pse deputeti i shumicës parlamentare Ilija Nikollovki për të cilin sistemi tregoi se ka votuar “i përmbajtur”, ai reagoi se ka votuar PËR, megjithatë kryeparlamemtari Xhaferi e refuzoi këtë reagim dhe tha se ai është mjaftë kohë deputet dhe duhet të dijë si të votojë.
Paraprakisht u miratua amendamenti për përdorimin e emrit kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut për shkak se VMRO-DPMNE Rezolutën e parashtroi me formë të shkurtër Republika e Maqedonisë së V. (pikë), për të cilin deputetët e VMRO-DPMNE-së ishin kundër. Gjatë debatit mbështetje e plotë iu dha Rezolutës. Nga VMRO-DPMNE, si parashtrues, foli Timço Mucunksi.
Gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas janë të pranuar në mënyrë ndërkombëtare dhe pozitat tona janë qartë të vendosura, tha koordinatori i LSDM, Jovan Mitrevski.
Mbështetje të plotë dhanë edhe deputetët e partive shqiptare.
Si autorë të kësaj Rezolute janë cekur ASHAM, Universiteti Shën Kirili dhe Metodi dhe KOM, ku ceket se gjuha maqedonase dhe dialektet e saja kanë vazhdimësi hapësinorë dhe kohore. Identiteti maqedonas merr legjitimitet nga traditat shumëshekullore, legjendat, zakonet , kujtimet kolektive, gjuha dhe nga narrativi i përkatësisë në një hapësirë të caktuar gjeografike. Në negociatat, Bullgaria konteston identitetin maqedonas dhe pohon se gjuha maqedonase është dialekt bullgar.
