Rexhepi: Më kanë pyetur për sulmin në Goshincë dhe UÇK-në

TË FUNDIT

Njëri nga të arrestuarit mbrëmë në Kumanovë, Shefki Rexhepi që u lirua sot theksoi se policia e ka pyetur për incidentin në Goshincë dhe UÇK-në.

Ai me këtë përgënjeshtroi ministren e brendshme, Gordana Jankullovska e cila deklaroi sot se arrestimet në Kumanovë nuk kanë të bëjnë me sulmin në Goshincë.

“Biseda më e madhe është bërë rreth vitit 2001, kush është ky kush është ai. Mi kanë marrë kompjuterët, CD-në, dokumentacionin. E përzishin rastin e Goshincës. Thash nuk më intereson mua ajo punë, na punojmë për një rrogë, vëllam e kam ende brenda është invalid i tre luftërave. Të tre vëllezërit kemi qenë. Vëllai i vogël, ai punon në polici, atë e kanë liruar, mbrëmë e kanë liruar vetëm i kanë marrë deklaratë, mua sot më kanë liruar”, deklaroi për Alsat-M, Shefki Rexhepi, njëri nga të arrestuarit. (INA)