Rexhepi: Kryetari i Kuvendit gjithmonë përpiqet të hesht opozitën shqiptare sepse ne merremi me qeverisjen e BDI-së!

TË FUNDIT

Deputeti i koalicionit AAA-ASH, Skender Rexhepi, në emisionin Click Plus në TV21, deklaroi se kreu i Kuvendit, përpiqet të hesht deputetët e opozitës shqiptare.

“Disa herë kemi pas pengesa konkretisht nga kryetari i Kuvendit, opozita shqiptare të mbetet nga fundi ose të bllokohet. Përgëzime për punën që e bën, por pjesa tjetër e punës ku e bën, ai mundohet që opozitën shqiptare ta heshtë. Opozita shqiptare merret me politikë bërjen e BDI-së, merret me gjithë Qeverinë por duke apostrofuar ata që kanë marrë votat shqiptare”, tha Skender Rexhepi në Click Plus.