Disa shtetas të Shqipëriusë kanë tentuar që të bllokojnë rrugën në Morinë. Situata është tensionuar për shkak të rregullave të rrepta anti-Covid që Kosova ka aplikuar së fundmi në kufij. Qytetarët kërkojnë heqjen e masave kufizuese pasi tashmë për tu futur në Kosovë duhen tri doza të vaksinës kundër Covid-19, ose dy doza dhe një test negativ PCR.
Nga pamjet e publikuara nga në kufi duket një prezencë e shtuar e forcave policore të cilët tentojnë të negociojnë me qytetarët që kanë bllokuar rrugën.
