Restoranet prej sot do të punojnë deri në orën 18:00

TË FUNDIT

Prej sot fillon zbatimi i masave restriktive që i solli Qeveria sipas rekomandimit të Komisionit për sëmundje ngjitëse për parandalim të përhapjes së koronavirusit.  Me masat  të cilat do të jenë në fuqi deri më 20 janar,  orari i punës i objekteve hotelerike shkurtohet  deri në orën 18:00, ndërsa ndalohet edhe organizimi dhe mbajtja e festimeve për festat e ardhshme të Vitit të Ri dhe ato fetare. Këto masa, sipas kompetentëve, kanë për qëllim të shmanget  rritja e numrit të të sëmurëve nga Kovid-19 në periudhën e ardhshme të festave.

Masat  nuk lejojnë as organizime të Vitit të Ri në hapësirë të hapur dhe të mbyllur nga subjektet fizike dhe juridike. Kjo ka të bëjë edhe me institucionet  publike,  për shkak të së cilës,  komunave dhe të gjitha organizatave të themeluara nga vetëqeverisja lokale u tregohet se  përveç që është e ndaluar ç’farëdo lloj  tubimi grupor dhe organizim i festimeve me rastin e  festave të ardhshme, duhet të anulohen edhe festimet  që tashmë  eventualisht janë caktuar.

Në masat restriktive është përfshirë edhe ndalesa për hotelet  për organizim të festimeve me rastin e festave të ardhshmme. Edhe ato, nëse tashmë kanë organizuar festime të Vit të Ri, duhet t’i anulojnë.

Në objektet  hotelerike-akomoduese dhe restoranet e tyre kufizohet orari i punës deri në orën 21:00. Ato do të mund të punojnë  vetëm për mysafirët e pansionit dhe vetëm gjatë shërbimit të vakteve. Kufizohet  orari i punës edhe në kafenetë, baret dhe banaket në objektet  akomoduese hotelerike deri në orën 18:00.

Me masat e reja ndalohet edhe marrja me qira e shtëpive të uikendit dhe kapaciteteve tjera turistike për akomodim, për tubime grupore dhe organizim të festimeve me rastin e  festave  të ardhshme të Vitit të Ri dhe festave fetare, përveç për personat  nga një, familje e njëjtë.

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski potencoi se MPB   në mënyrë parandaluese reagon  që tani deri te pronarët e shtëpive të uikendit që planifikojnë t’i japin me qira për festat e ardhshme, që ta dinë se çka mund t’i presë  atje ku do të ndodh ajo. Tashmë, tha ai, janë përgatitur të gjitha planet për kontrolle të përforcuara.

“Atë do ta bëjmë nga java e ardhshme dhe gjatë natës së Vitit të Ri, ashtu që për policinë  do të ketë shumë punë,  megjithatë shëndeti dhe jeta e qytetarëve duhet  të jetë në prioritet të lartë. Policia do të  veprojë në bazë të të gjitha normave të lejuara dhe rregullave të cilat  janë në bazë të Ligjit”, theksoi dje Spasovski.

Masat restriktive, potencoi ministri askush nuk i dëshiron në Qeveri,  megjithatë, siç potencon, janë të pashmangshme në këtë periudhë.

“Nuk ka kurrfarë ndalese për dhënie të shtëpive të uikendit me qira për familje  dhe një familje të mund të jetë  në ndonjë shtëpi uikendi  kudo qoftë në territorin e vendit tonë,  megjithatë gjithsesi  se është vepër penale dhënia e shtëpive të uikendit për grupe të njerëzve. Nuk është ideja të sjellim vendim  se restoranet, hotelet etj nuk mund të punojnë deri në orën 18:00, me qëllim që të ndihmojmë në  përhapjen e koronavirusit, ndërsa nga ana tjetër të hapim objekte të reja të tilla t’i kemi edhe në rrethinën e Shkupit, kryesisht në Sopishte ose në Mavrovë, Ohër ose Strugë, apo në cilindo vend turistik. Pse do të ishte ndalesa për restoranet dhe hotelet  nëse atë mund ta bëjnë  disa në shtëpitë e uikendit? Ne si MPB seriozisht punojmë, kemi aksion  operativ në pjesën e dhënies së  shtëpive të uikendit, në pjesën e  veprave të tilla  penale tashmë veprojnë kolegët”, tha Spasovski.

Ai shtoi se do të veprohet  në bazë të të gjitha normale dhe rregullave të lejuara të cilat janë  mbi bazën e Ligjit. “Gjithsesi që atje  ku kemi njohuri  se ka grupime të personave  në shtëpitë e uikendit të dhëna,  do të bëhet kontroll dhe do të ngriten akuza përkatëse. Thashë se kjo është vepër penale për rrezikim direkt të jetës dhe shëndetit të qytetarëve”, sqaroi ministri.

Kompetentët apelojnë të gjithë qytetarët t’i respektojnë masat për mbrojtje  të cilat tashmë janë në fuqi dhe ato të cilat fillojnë të zbatohen prej sot. Me këtë, theksojnë,  do të parandalojmë përhapje të koronavirusit,  e mbrojmë shëndetin tonë dhe shëndetin e  më të afërmve, por gjithashtu kontribuojmë  të ketë  fluks më të vogël  të pacientëve  në institucionet  shëndetësore.

Në drejtim të motivimit të personelit shëndetësor i cili kujdeset për  të sëmurët me Kovid-19 ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe gjatë vizitës së djeshme  në Klinikën spitalore në Shtip,  paralajmëroi se 7.600 të punësuar në shëndetin publik  të cilët punojnë me kovid pacientët  do të marrin shpërblim të njëfishtë prej 30 mijë denarë.

“Investojmë në infrastrukturë, pajisje mjekësore, në punonjës shëndetësor me rritje të pagave. Pas implementimit të asaj politike,  tani për festat e  Vitit të Ri të gjithë të punësuarit  në institucionet shëndetësore-publike të cilët punojnë me kovid-pacientët, ndërsa ato janë mjekët, infermieret, personeli teknik-mjekësor, transportuesit, ndihmësit, personat teknik të cilët punojnë në ato reparte ku shërohen pacientët me Kovid-19, do të marrin shpërblim të njëfishtë. Bëhet fjalë për  7.600  të punësuar në shëndetin publik të cilët do të marrin nga 30 mijë denarë”, potencoi Filipçe.

ISHP dje kumtoi se  shënohet rënie e  numrit të të sapoinfektuarve dhe  të personave të vdekur javën e fundit. Në kovid-qendrat nëpër vend, sërish, për momentin  shërohen gjithsej 1275 pacientë. Në 24 orëshin paraprak  janë bërë 2347 testime, ndërsa janë registruar 657 raste të reja me Kovid-19, kanë vdekur 31 persona , ndërsa 920 janë shëruar.

Shifra e tërësishme e kovid të diagnostifikuarve në vendin tonë nga fillimi i epidemisë arrin 76251, janë shëruar 52413, ndërsa betejën me virusin e humbën 2225 të sëmurë. Bartës aktiv për momentin janë 21613.