Resnja dhe Prespa nesër 10 orë pa energji elektrike

TË FUNDIT

Banorët e qytetit të Resnjës dhe të gjitha vendbanimeve në Prespë nesër nga ora 08:00 deri në ora 18:00 do të jenë pa energji elektrike.

Siç informojnë nga EVN Maqedoni SHA në këtë periudhë ekipet e Elektrodistribucija do të punojnë në rindërtimin dhe modernizimin e rrjetit me qëllim të përmirësimit të cilësisë së furnizimit me energji elektrike për banorët e Resnjes dhe Prespës.

“Për shkak të realizimit të ndërhyrjes, në këtë periudhë e tërë Komuna e Resnjës do të mbetet pa furnizim, gjegjësisht qyteti i Resnjës dhe të gjitha vendbanimet në Prespë”, thonë nga EVN Maqedoni SHA.