Në vend këtë mëngjes është me vranësira dhe mjegull. Reshje të shiut ka në Demir Kapi dhe Gjevgjeli, ndërsa mjegull në disa pjesë të luginës së Shkupit, në Tetovë dhe Pozharan.
Sipas informacionit nga DPHM, më shumë shi në këto 24 orë kanë rënë në Pozharan – 13 litra për metër katror, pasuar nga Tetova me 9, Gjevgjelia me pesë dhe Manastiri me dy litra për metër katror.
Temperaturat e mëngjesit në të gjithë vendin janë mbi zero.
Për sot, parashikuesit e motit njoftojnë se do të jetë me vranësira të konsiderueshme me reshje të herëpashershme, të cilat do të jetë më intensive në pjesët jugore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare në juglindje. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 6 deri në 11 gradë. Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë maksimale deri në 9 gradë.
