Republikanët e fillojnë Konventën kombëtare për nominim të Trampit, për mandat të dytë presidencial

TË FUNDIT

Prej mbrëmë në Shlarlot filluan të mblidhen delegatë për Konventën Kombëtare të Partisë Republikane, e cila zyrtarisht fillon sonte me fjalim të nënpresidentit aktual të SHBA-së, Majk Pens, lajmëroi DPA.

Është planifikuar presidenti Donald Tramp para delegatëve të flasë  çdo mbrëmje, ndërsa nata kryesore e Konventës do të jetë të enjten kur  Shtëpia e Bardhë edhe zyrtarisht do ta pranojë nominimin.

Për shkak të pandemisë me koronavirusin, konventa është organizuar  në mënyrë më të thjeshtë, por e njëjta do të shoqërohet me ngjarje virtuale.

Demokratët, javën e kaluar, në konventat e tyre pohuan se vendimet dhe procedurat e Trampit i përkeqësuan edhe gjendjet  me pandeminë dhe  protestat racore. Anketat kombëtare për momentin tregojnë se kandidati demokrat Xho Bajden ka epërsi prej nëntë pikëve.

Por, mes republikanëve, Tramp ende është i popullarizuar me rejting në të gjithë vendin prej 42 për qind, që është për një pikë popullaritet  më i lartë prej para një viti, transmeton “Zëri i Amerikës”.

Bajden e zgjodhi senatoren e Kalifornisë Kamala Haris për nënpresidente të tij. Ajo është gruaja e parë me ngjyrë me preardhje aziatike që është kandidate për një nga  dy partitë më të mëdha dhe besohet se  mund të kontribuojë për tërheqjen e votave të grave.

Rreth sallës ku mbahet konventa ka masa të përforcuara të sigurisë. Konventa  nuk përfundon në Sharlot, sepse 336 delegatë janë ftuar të enjten në Shtëpinë e Bardhë  për ta ndjekur  drejtpërdrejtë ngjarjen  kur presidenti Tramp edhe zyrtarisht  do ta pranojë nominimin e partisë së tij për mandatin e ri presidencial.