Republika Çeke ka mbyllur kufijtë për sportistët rusë

TË FUNDIT

Qeveria në Pragë publikoi mbrëmë se ua ndalon të gjithë sportistëve që përfaqësojnë Rusinë të marrin pjesë në garat në territorin e Republikës Çeke.

Ndalesa, siç është kumtuar, i referohet “pjesëmarrjes në garat individuale dhe ekipore të sportistëve dhe ekipeve që përfaqësojnë Federatën Ruse në garat sportive dhe lojërat e organizuara në tokën çeke”.

Në të njëjtën kohë, sipas vendimit që është miratuar me kërkesë të federatave sportive çeke, sportistët dhe ekipet që përfaqësojnë Republikën Çeke nuk mund të marrin pjesë në garat që mbahen në Rusi.

Ndalesa  i referohet të gjitha sporteve dhe sportistëve që garojnë nën flamurin rus dhe çek.

Qeveria çeke nuk e precizoi nëse ky vendim vlen edhe për sportistët nga Bjellorusia.