Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut në hendboll ka siguruar pjesëmarrjen e saj të tetë në Kampionatin botëror pasi sonte në QS “Boris Trajkovski” e ka mundur Çekinë me rezultat 27:25.
Hendbollistët të mbështetur nga rreth 7.000 tifozë e kanë arritur synimin, pjesëmarrje në vazhdimësi sa ju takon ndeshjeve të mëdha.
Kjo ndeshje do të mbetet e shkruar në historinë e hendbollit të Maqedonisë së Veriut edhe pas përfundimit të karrierës reprezentuese të Filip Mirkullovski, derisa Lazarovi për të cilin kishte një paralajmërim të këtillë, mbetet edhe për një periudhë reprezentues aktiv.
Në ndeshjen e parë të luajtur para katër ditësh në Zlin, rezultati ka qenë baras 24:24.
