Arkimed Lushaj, reperi i njohur me emrin e artit Stresi, shprehet se është tërhequr nga protesta pasi është shpallur në kërkim dhe rrezikon burgun.
“Unë çfarë pata me bërë në ditën e parë e bëra me zemër”, ka thënë ai.
Reperi thekson se pjesëmarrja e tij në protestë nuk ka asnjë arsye politike. Unë e nisa kauzën shkuan ai, tani ta vazhdojë kush të dojë.
“Sot për sot jam në kërkim dhe rrezikoj burg. Unë çfarë pata me bërë në ditën e parë e bëra me zemër. Unë jam ai që hapa kauzën më të fortë dhe nuk më intereson se çfarë vjen pas kësaj kauze. Pashë dhe videon që Erion Veliaj shkoi te familja e të ndjerit, unë nuk i kisha pranuar kurrë ata që më vranë djalin, as në mort dhe tek dera e shtëpisë, nuk kam gjë kundra, është dhimbje shumë e madhe. Nëse unë e kam bërë për arsye politike zoti ma çoftë në familjen time”, tha ai, njofton Njuzbomb.al.
“Nuk e kam bërë për arsye politike vetëm kam hyrë me shpirt me lot në sy kam qenë në protestë mundem me të tregua të gjithë protestuesit për çfarë e kam bë. M’u ka tha fytyra prej lotëve. Momentin e parë që kryetari i Bashkisë ka shkuar aty nuk ka qenë desht me i pritur ata hiç, mos me lënë asnjë të pushtetit aty por unë këtej jam”, deklaroi Stresi.
