“Renzo Barbera” me 100% kapacitet për ndeshjen Itali-Maqedoni

TË FUNDIT

Autoritetet italiane kanë lejuar që stadiumi ku do të zhvillohet ndeshja Itali-Maqedoni të mbushet përplot, andaj “Renzo Barbera” në Palermo të enjten pritet të mbushet me 100% kapacitet, raporton figc.it.

Çmimi i biletave për këtë ndeshje shkon nga 10 në 60 euro. Më herët plani ishte që vetëm 75% e kapacitetit të tribunave të lejohen të mbushen, dhe kur 26000 bileta dolën në shitje, ato u harxhuan vetëm për disa orë. Tani do të ketë edhe 5000 bileta shtesë të cilat do të dalin në shitje nga e hëna.