Forcat RENEA në Shqipëri ka nisur një operacion për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë, i shumëkërkuar dhe i dënuar me 20 vjet burg. Informacionet paraprake të policisë bëjnë të ditur se Petrit Dushi, 44-vjeç kërkohet për vrasje dhe falsifikim. Operacioni për kapjen e tij është duke vazhduar, në një zonë malore me terren shumë të vështirë, ku janë dërguar edhe forca nga ajri./21Media
