Një person në mëngjes u lëndua rëndë në fatkeqësi të komunikacionit, ku janë përfshirë tre automjete, që ka ndodhur në një nga rrugët më të frenkuentuara në Gostivar.
Nga policia e Gostivarit konfirmuan se rreth orës 7:30 në rrugën “Beliçica” ka ndodhur përplasje mes tre automjeteve.
Sipas njohurive të para, shoferi i njërit automjet me lëndime të rënda është dërguar në Spitalin e përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar .
Në vendin e ngjarjes ekspertizë ka kryer një ekip i SPB Gostivar, pas çka do të konfirmohen shkaqet e fatkeqësisë.
