Në Gjykatën penale Shkup, seancë e re për rastin “Lidhja Ndërkombëtare” ku janë akuzuar Bojan Jovanovski – Boki 13, Jasna Mandiq, Frosina Remenski, Mile Jovanovski dhe Hristina Bllazheska për vepër penale – mashtrim dhe larje parash. Në seancën e sotme pala mbrojtëse vazhdoi me fjalët hyrëse. Procesin gjyqësor e udhëheq gjykatësja Sofçe Gavrillova – Efremova. Në seancën e fundit në fjalët hyrëse, prokurorja Villma Ruskoska tha se do të dëshmojë se të akuzuarit në mënyrë të vetëdijshme i kanë kryer veprat dhe se që nga fillimi, kjo organizatë themelohet në gënjeshtra në mënyrë që t’u merren para biznesmenëve Siljan Miceski dhe Ardian Amzoski. Të akuzuarit u prononcuan se nuk ndjehen fajtorë për veprat për të cilat akuzohen.
“Ne patjetër se do t’i theksojmë të gjitha provat, që janë në favor të tezës së palës mbrojtëse – se vetë përkrahja e idesë për projekt i cili është i mirë për shoqërinë, nga ana e një personi të zgjedhur, nuk është vepër penale ndërsa Prokuroria nuk ka dhe nuk do të ofrojë prova. Kjo është nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër, në dëshmitë dhe dëshmitarët që i ofruam ne si dhe nga ana e prokurorëve të tjerë në këtë lëndë, do të mund të bindeni në veprimet reale nga ana e personave të autorizuara të cilët kishin qasje serioze ndaj realizimit të këtij projekti”, tha Frosina Remenski, e akuzuar për dhënie të ndihmës.
