Remenski kërkoi përjashtimin e Ruskoskës! Prolongohet fillimi i gjykimit për “Lidhjen ndërkombëtare”

Must Read

Xhaferi: Pa kryetar, Kuvendi s’është konstituuar, Shasivari: Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit përcakton afatet

https://youtu.be/9VIybFDNK-U Interpretime të ndryshme rreth asaj nëse parlamenti është konstituuar dhe nëse...

Uniformat e policisë edhe në shqip, Nuhiu nënshkruan aktet, Qeveria duhet t’i definojë me dekret

https://youtu.be/rtGTaveYvnk Kështu do të duken emblemat dygjuhëshe në uniformat e policisë.

Edhe 20 ditë na ndajnë nga viti i ri shkollor, Bashkim Ziberi: MASH nuk është gati

https://youtu.be/j5UO1Qhp5ds Edhe 20 ditë na ndajnë nga 1 shtatori, dita e parë...

U prolongua fillimi i gjykimit për rastin që ka të bëjë me Lidhjen Ndërkombëtare të Bokit 13, pas kërkesës së Frosina Remenskit për përjashtim të prokurores Ruskoska – për selektivizëm gjatë veprimit.

- Advertisement -

“Si arsye më serioze do t’i përmend momentet që kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me pengimin e veprimit të Sektorit për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale pranë MPB-së pikërisht nga ana e prokurores Villma Ruskoska e cila e pengon drejtësinë, për bastisje që është bërë në mënyre joligjore, veprim hetimor brenda shtëpisë sime me urdhër të vetë prokurores”, tha Frosina Remenski.

Kësaj kërkese iu bashkëngjit edhe Bojan Jovanovski me akuza për njëanshmëri, veçanërisht, siç tha në veprimin e saj në rastin Reket. Me pajtim të saj gjykata solli vendim të turpshëm që Zoran Milevski Kiçeec të lëshohet në liri sepse po afrohen zgjedhjet dhe të njëjtat duhet të kurdisen, tha ai. Pas kësaj, gjykatësja Sofçe Gavrillova Efremova e ndërpreu fjalimin e tij. Avokati Sashko Dukovski tha se kjo lëndë duhej të bashkohej me lëndën Reket.

- Advertisement -

-“Duhej të kishte një procedurë të vetme, por në rastin konkret nuk ishte vepruar ashtu, kurse qëllimi është i qartë – të ketë dy aktgjykime të ndara për dy vepra të ndara penale, respektivisht në kundërshtim me parimin që i akuzuari të kalojë më rëndë. Arsyeja e dytë është që gjykatësja, e cila është kryetare e Këshillit, vetë ka kërkuar përjashtimin”, tha Sashko Dukovski, avokat i Bokit-13.

- Advertisement -

Prokurorja Vilma Ruskoska, thotë se kërkesa për përjashtimin e saj është e pabazë dhe i hedh poshtë akuzat për njëanshmëri, duke theksuar se lë që për këtë të vendosë prokurori publik, Lubomir Joveski.

-“Gjatë gjithë karrierës sime, kurrë nuk janë sjellë në mënyrë të njëanshme për asnjë lëndë të cilat ndoshta në numër janë më shumë se 1 mijë. Gjëja më e rëndësishme për mua dhe gjëja mbi të cilën jam bazuar gjithmonë, është – nëse është kryer vepra e caktuar penale dhe nëse kam prova të mjaftueshme për të ngritur aktakuzë”, tha Vilma Ruskoska, prokurore.

Gjykimi vazhdon më 21 korrik, kurse në rast se hidhet poshtë kërkesa për përjashtim të prokurores Ruskoska, ajo duhet t’i japë fjalët hyrëse. Përveç Bokit-13, i cili ngarkohet për mashtrim dhe larje parash, të akuzuar të tjerë janë Remenski – për dhënie ndihmë në mashtrim, kryetarja e Lidhjes Ndërkombëtare, Jasna Mandiq-Ercegoviq, e cila është në paraburgim shtëpiak, si dhe Hristina Bllazheska dhe dy të akuzuar të tjerë për dhënie ndihmë për larje parash dhe mashtrim. I akuzuar është edhe babai i Bokit, Mile Jovanovski  për dhënie ndihmë për larje parash dhe posedim të armëve.

- Advertisement -

Latest News

Uniformat e policisë edhe në shqip, Nuhiu nënshkruan aktet, Qeveria duhet t’i definojë me dekret

https://youtu.be/rtGTaveYvnk Kështu do të duken emblemat dygjuhëshe në uniformat e policisë. Ministri për Punë...

Edhe 20 ditë na ndajnë nga viti i ri shkollor, Bashkim Ziberi: MASH nuk është gati

https://youtu.be/j5UO1Qhp5ds Edhe 20 ditë na ndajnë nga 1 shtatori, dita e parë e vitit shkollor 2020/2021, e...

Ahmeti: Kam qenë në presion të kohës për të ftuar tryezën e përbashkët shqiptare

I pyetur nga gazetarët se pse pikërishtë në këtë moment kërkohet tryeza e partive politike shqiptare, Ahmeti me përgjigje: "Sepse gjithmon kam...

Ahmeti për thirrjen e tryezës së partive shqiptare: Radhën e kishte PDSH-ja

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, thotë se nuk ka qenë radha e tij për ta ftuar tryezën e partive politike shqiptare. Sipas...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com