Remenski arriti në Gjykatën Penale

TË FUNDIT

Frosina Rmenski, deputete në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, arriti në Gjykatën Penale e cila duhet të paraqitet para gjykatësit të procedurës paraprake pasi që Prokuroria dje njoftoi se Remenski dhe disa persona të tjerë janë të dyshuarit e rinj në rastin “Reket”, raporton TV21.

Remenskit do t’i merret pasaporta dhe nuk do të lejohet të largohet nga shteti si dhe do të duhet të paraqitet në Gjykatë një herë në javë.

Dje në Gjykatë u dërgua edhe Jasna Mandiq me çka iu shqiptua masa e arrestit shtëpiak.