Rekord viktimash nga Covid-19 në 24 orët e fundit

TË FUNDIT

Gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë regjistruar 1302  raste pozitive me Covid-19, nga 4438 teste të realizuara, njofton Instituti i Shëndetit Publik.

Në po të njëjtën periudhë, janë regjistruar 51 viktima dhe 626 të shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë, janë realizuar 651.997 teste të koronavirusit. Prej tyre, pozitive kanë rezultuar 137.728. Jetën e kanë humbur 4.073 persona, kurse janë shëruar 111.765 të tjerë.

Raste aktive në vend janë 21.890./TV21