Rekord prej 289 rasteve të reja me Kovid-19 në Shqipëri

TË FUNDIT

Rekord i ri negativ prej 289 rasteve të reja me Kovid-19 janë regjistruar në Shqipëri në 24 orët e fundit, që është për 32 raste më shumë krahasuar me dje apo 90 me numrin prej para dy ditësh.

“Ky numër është marrë nga 1.402 testime të rasteve të dyshuara, që do të thotë se 20 për qind e të testuarve janë pozitivë me virusin e rrezikshëm. Në 24 orët e fundit vdiqën katër persona në kushte spitalore, përderisa në listën e të shëruarve janë futur edhe 93 persona”, informuan nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Edhe më tej vatër kryesore është Tirana me 113 raste të reja, pas çka pasojnë Fieri me 34, Durrësi 23 dhe Vlora me 19 raste të reja, të tjerat janë pothuajse nga të gjitha pjesët e vendit.

“Prej fillimit të marsit deri më tani janë bërë 104.804 teste, pozitivë ishin 16.501, u shëruan 9.957, ndërsa vdiqën 443 persona. Shqetëson rritja e vazhdueshme e atyre të cilëve u nevojitet mjekimi spitalor. Për momentin në dy spitalet për kovid janë të hospitalizuar 255 nga gjithsej 6.1010 rastet aktive”, shtojnë nga Ministria.

Prej dje, në vend është bërë e detyrueshme mbajtja e maskës mbrojtëse në ambient të hapur, Vetëm gjatë ditës së djeshme, siç kumtoi policia, janë dënuar me të holla rreth 200 persona. Dënimi është në shumë prej 25 eurove, ndërsa nëse atë e përsëritë personi i njejtë, dënimi është 40 euro, të cilat faturohen në llogaritë e energjisë elektrike.