Numri i të sapoinfektuarve me koronavirus në Rumani është rritur për 6.546 persona, pre gjithsej 235.586, kumtoi sot Grupi i Komunikimit Strategjik (GCS).
Prej Kovid-19 kanë vdekur 103 persona në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të vdekjes në 6.867.
Sipas të dhënave të GCS, 35.335 teste janë kryer ditën e kaluar, ndërsa 3.206.567 persona janë testuar që nga fillimi i pandemisë.
Gjithsej 167.897 persona u shëruan nga koronavirusi.
