Rekord i ri negativ në Greqi, 1.690 të sapoinfektuar

TË FUNDIT

Në 24 orët e kaluara në Greqi, janë regjistruar 1.690 raste të reja të Kovid-19 në Greqi, që është rekord i ri negativ për vendin dhe për të katërtën ditë me radhë numri i personave të sapoinfektuar është mbi 1.000, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Përveç numrit të rasteve të reja, ka rritje edhe të numrit të pacientëve të shtruar në spital të kyçur në aparate, gjithsej 128 persona, 14 më shumë se dje.

Janë regjistruar pesë raste të reja të vdekjes nga Kovid-19.

Që nga fillimi i pandemisë, në Greqi ka 37.196 të infektuar, ndërsa gjithsej 620 persona kanë vdekur.