Rekord i ri i rasteve të reja, 364 të infektuar për 24 orë

TË FUNDIT

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në dalje për media bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga 2140 teste të realizuara, 364 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Ky numër është një rekord i ri pasi që dje numri i të infektuarve ishte 317.

“Dje kemi pasur numrin më të madh, disa ditë është rreth 200, dje 317, sot 364”, tha Filipce.

Numri i rasteve të reja vazhdon të rritet në vendin tonë.

Shkup-184, Kumanovë-13, Dibër-1, Shtip-13, Prilep-12, Tetovë-19, Strugë-6, Veles-4, Manasatir-10, Ohër-4, Kavadarc-5, Gostivar-4, Gjevgjeli-5, Strumicë-21, Kriva Pallankë-5, Radovish-11, Koçan-17, Probishtip-2, Makedonski Brod-1, Berovë-3, Vallandovë-3, Vinicë-2, Dellçevë-4, Sveti Nikollë-11, Kërçovë-3 dhe Negotinë-1.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 106 pacientë të shëruar nga virusi korona.

Shkup-35, Kumanovë-12, Dibër-2, Shtip-3, Prilep-16, Tetovë-6, Strugë-3, Veles-4, Manastir-4, Ohër-4, Kavadarc-1, Makedonski Brod-2, Sveti Nikollë-2, Kërçovë-1 dhe Resnjë-1.

Ndërkaq betejën me virusin korona e kanë humbur tre pacientë.