Reka, do të luftoj korrupsionin në vend për tu kthyer sundimi i ligjit

TË FUNDIT

Kandidati për president Blerim Reka, dje vizitoi dy fshatrat  e Velesit, Jablloçisht i epërm dhe i poshtëm. Reka në takim me banorët tha se do të luftoj korrupsionin në vend për tu kthyer sundimi i ligjit. Reka shtoi se është i vetëdijshëm për largimin e qytetarëve të këtyre dy fshatrave dhe tha se do të bëjë gjithçka që është në kompetencat e kryetarit të shtetit që njerëzit të kthehen sërish në vendlindjen e tyre.

“Nëse raportet thonë se ka nepotizëm, nëse raportet thonë se ka gjyqësor të politizuar, nëse raportet tregojnë se ka drejtësi selektive, nëse bëhen pazare për Prokrorinë Speciale, atëherë ku është sundimi i ligjit? Sundim i ligjit është kur askush nuk do të jetë mbi ligjin, kur çdo personalitet, qoftë fizik apo juridik, çdo funksionar qoftë edhe më i larti i shtetit do të mund të burgoset sa herë që shkelet ligji”, deklaroi Kandidati për president, Blerim Reka.