REKA DEMANTON: VIDEOJA E PAAUTORIZUAR NUK MË BËN BASHKË ME SILJANOVSKËN

TË FUNDIT

Në lidhje me një video të paautorizuar që po qarkullon në FB, si shtab i kandidatit presidencial Blerim Reka, e njoftojmë opinionin publik me sa vijon:

-Kjo video nuk është as prodhim i shtabit REKA dhe as video e porositur për shtabin tonë.
-Ajo as që ka qarkulluar ndonjëherë nga faqja jonë zyrtare, por në faqe të ndryshme në FB.
-Autor i kësaj video është: Другата страна на политиката, i cili ka realizuar idenë për 3 profile të 3 kandidatëve presidencial.Kërkesës së tij i janë përgjigjur kandidati ynë dhe kandidati GS por jo edhe kandidati SP.
-Nga kjo është krijuar huti se në mungesë të kandidatit të tretë, dy kandidatët ‘kanë xhiruar një video të përbashkët’ që nuk është e vërtetë.
-Përmes kësaj kumtese zyrtare mohojmë çdo inskenim dhe çdo insinuatë kundër kandidatit tonë presidencial se kinse ka video të përbashkët me kundërkandidaten Gordana Siljanovska.
Shtabi REKA